Lajme
Stafi administrativ i Gjykatës në Gjilan hyn në ditën e tretë të grevës
Demokracia
12:55 | 17 Mars 2022

Share:

Stafi administrativ i Gjykatës Themelore të Gjilanit sot ka hyrë në ditën e tretë të grevës, ku përmes saj po kërkojnë që kërkesat e tyre të plotësohen.

Gjykata në Gjilan grevën e ka filluar më 15 mars dhe një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Shefki Daku, anëtar i kryesisë qendrore së Sindikatës së Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK).

Kjo grevë ka pezulluar thuajse të gjitha seancat, me përjashtim të rasteve të natyrës urgjente si paraburgimet, dhunë në familje, ekzekutimet sipas urdhëresave dhe pranimi i parashtresave të ankesa me afat.

Po ashtu, përjashtim bëjnë edhe seancat në rastet kur gjykatësit mund t’i mbajnë bashkë me praktikantë.

“Kërkesat tona janë: Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projektligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro”, ka thënë Rrustemi.

Kurse, më 14 mars 2022, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK) ka njoftuar se nga 15 mars 2022 të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë, do të hyjnë në grevë.

Të ngjashme