Llapi ishte e vetmja skuadër që nuk e zhvilloi asnjë ndeshje si vendas në stadiumin e tyre në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët për shkak të punimeve në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë u detyruan që ndeshjet si nikoqir t’i zhvillojnë në Merdarë, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, pritjes që Llapi të zbarkojë sërish në “Zahir Pajaziti” për t’i zhvilluar përballjet do t’i vije fundi me të nisur stinori pranveror.
Klubi “bardhekaltër” në faqen zyrtare në Facebook ka ndarë një fotografi të stadiumin e shkrepur sot (e hënë) nga lartësia.
Stadiumi në Podujevë duket në gjendje të mrekullueshme, pavarësisht se ditët e fundit kishte reshje të borës dhe shiut.
“Gjendja e fushës në mënyrë të përkryer edhe përkundër reshjeve të borës që ishin prezente gjatë javës në vendin tonë”, shkruan faqja e Llapit. /Demokracia.com/