Sport
Stadiumi i Suharekës, destinacion i radhës i Ademit në ditën e “ngjeshur” të vizitave
Demokracia
19:27 | 19 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi nga Peja, Klina, Gjilani e Ferizaji vizitën e ka vazhduar edhe në Suharekë, përkatësisht në stadiumin e këtij qyteti.

Për stadiumin të cilin e shfrytëzon kampioni i Kosovës, Ballkani, Ademi i ka bërë apel kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt që të vazhdojë edhe më tutje me investime në infrasturkturën e futbollit dhe të çojë përpara procesin që Ballkanit t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet parcela për ndërtimin e stadiumit.

Sipas Ademit, kjo do të mundësonte që edhe FFK-ja të investojë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Postimi i plotë i Agim Ademit në Facebook:

Vizitat e sotme i vazhdova në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, ku aktivitetin e vet e zhvillon kampioni i Kosovës, FC Ballkani.

Tashmë ka ardhur koha që infrastruktura e objekteve të futbollit të jetë e kompletuar dhe të ketë ekipe të mirëmbajtjes dhe menaxhimit në të gjitha stadiumet, në mënyrë që të krijojmë kushte të volitshme si për futbollistët, ashtu edhe për tifozët në tribuna.

I lutem kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj që të vazhdojë edhe më tutje me investime në infrasturkturën e futbollit dhe të çojë përpara procesin që FC Ballkanit t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet parcela për ndërtimin e stadiumit.

Kjo do të na mundësonte edhe neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Vizitat e mia do të vazhdojnë nëpër të gjitha stadiumet, ngase përmirësimi i infrastrukturës është prioritet në mandatin tim të ri, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira si për futbollistët e po ashtu edhe për tifozët, në mënyrë që futbollit t’ia rikthejmë popullaritetin që i takon.

Edhe një herë kërkoj nga të gjitha organet relevante që janë  kompetente për stadiumet e futbollit që t’i kryjenë punët e tyre të vrazhda dhe të na mundësojnë realizimin e projekteve tona që  kanë mbetur pezull, siç është vendosja e reflektorëve në stadiume.

Ne duam që ndeshjet e Superligës tonë të kthehen të luhen në orët e mbrëmjes, pasi në këtë mënyrë ndeshjet e futbollit në secilin qytet do të ktheheshin në ngjarje kryesore të mbrëmjes dhe kësisoj do t’i mundësonim qytetarëve tanë që me familjet e tyre t’i përcjellin ekipet e zemrës në kushte të volitshme./Demokracia.com/

Të ngjashme