Sport
Stadiumi i qytetit në Ferizaj po bëhet me bari të ri sintetik
Demokracia
15:09 | 02 Nëntor 2021

Share:

Stadiumit të qytetit në Ferizaj i ka mbërritur sot bari i ri sintetik, i cili pritet të zëvendësojë atë të vjetrin.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi ferizajas përmes një njoftimi në faqen zyrtare, duke ndarë edhe disa fotografi, shkruan Demokracia.com.

Ndërrimi i barit sintetik në stadiumi është donacion në bashkëpunim mes kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, kryetarit të komunës, Agim Aliut, kryetarit të klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazit dhe kryetarit të LRF Afrim Haliti.

Prezentë në stadiumin e qytetit pas mbërritjes së barit sintetik ishin kryetari i klubit, Lulzim Abazi, nënkryetari, Xhevat Rushiti dhe kryetari i LRF, Afrim Haliti me anëtarët e klubit.

Klubi i Futbollit Ferizaj për momentin garon në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, gjegjësisht në Ligën e Parë.

Ferizaj nën drejtimin e Arbnor Morinës ndodhet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa kanë regjistruar gjashtë fitore radhazi. /Demokracia.com

Të ngjashme