Sport
Stadiumi “Fadil Vokrri” po shkatërrohet, kërkohet intervenim urgjent
Demokracia
17:42 | 30 Mars 2021

Share:

Stadiumi “Fadil Vokrri” mbetet arena e vetme në Kosovë ku kombëtarja jonë por edhe klubet kosovare  mund t’i zhvillojnë ndeshjet ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse fusha dhe pjesa e brendshme e stadiumit janë në gjendje të mirë, ana e jashtme e stadiumit ka nisur të dëmtohet.

Në njërën nga hyrjet e stadiumit në pjesën lindore, shihet një pjesë e murit ku është dëmtuar shumë, e cila edhe i ka dhënë imazh të keq asaj hyrjeje.

Askush nuk do të dëshironte që stadiumi i vetëm në Kosovë që i plotëson kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s  të dëmtohet dhe të rrezikohet që mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

Demokracia.com, më poshtë sjell disa pamje ku shihet stadiumi i dëmtuar. /Demokracia.com

 

Të ngjashme