Sport
“Fadil Vokrri” gati për festë, sonte Kosova ndeshet me Lituaninë
Demokracia
09:11 | 24 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës sot nis një mision të ri, një ëndërr te re, kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Në fakt “Dardanët” sonte luajnë një miqësore më Lituaninë, e cila është parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës kundër Suedisë e Spanjës në kuadër të kualifikueseve.

Edhe p[se me disa telashe për shkak të pandemisë, por nuk mungojnë as problemet tjera si përjashtimi i portierit Arjanet Muriç për shkak të disiplinës, gjithsesi, kombëtarja jonë duket gati dhe po beson se do të paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja Kosova – Lituania luhet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme