Sport
Stadiumi “Air Albania” mbushet me qeleshe një ditë para ndeshjes kundër Çekisë
Demokracia
17:41 | 11 Tetor 2023

Share:

Kombëtarja e Shqipërisë nesër zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘”EURO 2024.

Kuqezinjtë në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë, luajnë kundër kombëtares së Çekisë.

Për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje të rëndësishme ishte një interesim i jashtëzakoshëm për bileta, dhe nesër stadiumi do të jetë i mbushur plotësisht, me afër 22 mijë tifozë.

E për ata të cilët kanë siguruar një bilet për këtë ndeshje, do të marrin si dhurat nga një Qeleshe – Plis, i cili është ”simbol” i Shqiptarëve.

Kjo është mundësuar nga platforma ”Digitalb” e cila ka vendus nga një Qeleshe në të gjithë tifozët e pranishëm në “AIR Albania”.

 

 

🗓️ Më 12 Tetor, dita 🔴 𝗞𝗨𝗤𝗲𝗭𝗜 ⚫ Në shtëpi, shesh, stadium vendos qeleshen, dhuratë nga DigitAlb 🎁

Eja dhe merre FALAS 📍 në çdo dyqan DigitAlb, 📍 stadiumin “Air Albania” apo 📍 te stenda DigitAlb në sheshin “Skënderbej”, pasi ke shkarkuar 📲 Aplikacionin DigitAlb ✅

Posted by SuperSport Albania on Wednesday, October 11, 2023

Të ngjashme