Lajme
Stacioni i Autobusëve demanton raportimet se 400 autobusë nisen çdo ditë nga Prishtina drejt Evropës
Demokracia
11:41 | 19 Janar 2024

Share:

Mediat në vend kanë raportuar sot, duke iu referuar disa përgjigjeve të zëdhënëses së Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, se mesatarisht në ditë nga ky stacion po nisen 380-400 autobusë drejt vendeve të Evropës.

Por, në faqen zyrtare të Stacionit të Autobusëve është demantuar ky lajm. Aty thuhet se në këtë numër përfshihen nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare.

“Stacioni i autobusëve demanton lajmin e publikuar që 380-400 nisje nderkombëtare ditore jane realizuar nga SAP, ky numër i nisjeve ditore përfshin nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare”, thuhet në postim.

Të ngjashme