Sport
St.Etienne bie nga Ligue 1, tifozët futen në fushë dhe sulmojnë me fishekzjarre lojtarët dhe drejtuesit e klubit
Demokracia
22:19 | 29 Maj 2022

Share:

Skuadra e St.Etienne ka rënë nga elita e futbollit francez pas shumë vjetësh.

St.Etienne pësoi në penallti 5:4 nga Auxerre në ndeshjen e “Play-Off”-it në shtëpi, njoftojnë mediat franceze, përcjell Demokracia.com.

Disfatën dhe rikthimin në një rang më poshtë nuk e kanë pritur mirë tifozët e St.Etiennes që hyrën në fushën e lojës pas ndeshjes.

Raportohet se ata kanë sulmuar me fishekzjarre bankinën ku ishin të vendosur lojtarët dhe drejtuesit e klubit.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar./Demokracia.com/

Të ngjashme