Seriali Squid Game u kthye në më të përfolurin që në momentin e parë kur u bë publik. Nëse je duke lexuar, historinë tashmë e njeh, por çfarë thuhet për sezonin e dytë të serialit që theu çdo rekord?
Saktësisht, cilët janë ata?
Protagonisti Gi-hun (që fitoi lojën) dhe drejtuesi i lojës që fshihet pas maskës patjetër që do të jenë sërish në serial. Pritet edhe që Gong Yoo të ketë një rikthim në sezonin e dytë. Disa nga aktorët e konfirmuar që do i bashkohen kastit janë: Yim Si-Wan, Kang Ha-Neul, Park Sung-Hoon dhe Yang Dong-Geun
Më tej, u pranua edhe pjesëmarrja e disa karaktereve gra dhe vajza që do kenë një rol vendimtar në rrjedhën e ngjarjeve për sezonin e dytë.
Skenaristi dhe krijuesi Hwang Dong-hyuk ka pranuar se sezoni i dytë do jetë emocionues, por ai ka vendosur të mos ndjekë rrjedhën e sugjeruar nga fansat online.
“Protagonisti është një njeri i ri në fund të sezonit të parë. Çdo gjë që do të ndodhë në sezonin e dytë do të jetë rrjedhë natyrale e ngjarjeve, duke marrë për bazë transformimin e këtij personi”, ka zbuluar ai.
Netflix ka zbuluar së fundmi se sezoni i dytë do të publikohet këtë vit. Në videot e publikuara shihet Gi-hun duke dalë na aeroporti për të kërkuar hakmarrje dhe në disa të tjera zbulohen aktorë të tjerë.
Data e publikimit nuk është bërë ende me dije.