Lajme
Sqarohet MSH-ja pas vendimit për lehtësimin e masave anti-COVID
Demokracia
19:21 | 11 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka dalur me një sqarim për media pas vendimit të Qeverisë për heqjen e orës policore.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se vendimet e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë marrë sipas propozimeve të MSh-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, përcjell Demokracia.com.

“Ndërlidhur me interpretimet e ndryshme rreth masave të fundit anti covid-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë sqaron se vendimet e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë marrë sipas propozimeve të MSh-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë.”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftmin e plotë pa ndërhyrje:

Ndërlidhur me interpretimet e ndryshme rreth masave të fundit anti covid-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë sqaron se vendimet e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë marrë sipas propozimeve të MSh-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë.

Parimisht, mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në “zonën e kuqe”, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19.

Sa i përket Bordit këshillëdhënës për Covid-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme