Diaspora
Sqarohet MSH-ja: Ishte gabim teknik, sot nuk janë dhënë mbi 19 mijë vaksina
Demokracia
17:00 | 23 Korrik 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media i ka kërkuar ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.

Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë, përcjell Demokracia.com.

“Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

Ndërkohë, sipas raportit të publikuar sot, thuhej se janë dhënë mbi 19 mijë doza të vaksinës.

Megjithatë, MSH ka konfirmuar se sot janë dhënë vetëm rreth nëntë mijë të tilla./Demokracia.com/

Të ngjashme