Auto&Tech
Spotify zgjerohet në më shumë se 80 vende
Demokracia
13:17 | 23 Shkurt 2021

Share:

Platforma Spotify do të nisë në 85 tregje të reja, duke sjellë shërbimin për më shumë se një miliard njerëz shtesë.

Njoftimi erdhi përmes një ngjarje të drejtëpërdrejtë me Justin Bieber, Princ Harry dhe Meghan Markle.

Spotify ka njoftuar gjithashtu një shërbim të ri abonimi me cilësi më të lartë të zërit dhe një treg të ri reklamash për podcast.

Shumica e tregjeve të reja janë në vendet në zhvillim në Azi, Afrikë, Oqeanin Paqësorë dhe Karaibe.

“Së bashku këto tregje përfaqësojnë më shumë se një miliard njerëz, me gati gjysmën e tyre tashmë duke përdorur internetin,” tha zëdhënësi i Spotify Alex Norstrom.

“Disa nga vendet ku do të shkojmë si Bangladeshi, Pakistani dhe Nigeria kanë popullsinë e internetit me rritjen më të shpejtë në botë”, shtoi ai.

Një nxitje e mëparshme e zgjerimit në Indi, Rusi dhe Lindjen e Mesme ka sjellë tashmë miliona përdorues të rinj.

Kompania suedeze, e cila filloi shërbimin e saj më shumë se një dekadë më parë, është aktualisht në dispozicion në 93 vende dhe ka 345 milion përdorues aktivë në muaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme