Sport
Sportisti i njohur amerikan përfshihet në sherrin masiv, gjithçka filmohet
Demokracia
09:42 | 24 Mars 2021

Share:

Sportisti i njohur amerikan, Keis Kleipul, është përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen e djeshme, derisa gjithçka është filmuar nga kalimtarë të rastit. 

Ylli i futbollit amerikan, i cili luan me skuadrën e  Pitsburg Stilers, ka qenë pjesë e një grupi djemsh, të cilët janë përfshirë në një sherr masiv me njëri-tjetrin.

Arsyeja e vërtetë e këtij sherri nuk dihet, por sipas asaj që raportojnë mediat vendase, shkak ka qenë një femër, ndaj të cilës ishin hedhur lek brenda një lokali dhe kjo nuk është pritur mirë nga Kleipul, i cili bashkë me miqtë e tij, kanë shpërthyer në grushte, shkelma dhe fyerje ndaj personave që ngacmonin vajzën. /Demokracia.com

 

Të ngjashme