Sport
Sportisti britanik përjeton tmerrin: Persona të maskuar i hyjnë në shtëpi, e rrahin bashkë me gruan në sy të fëmijëve
Demokracia
17:52 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Legjenda e çiklizmit, Mark Cavendish dhe gruaja e tij u sulmuan nga persona të maskuar dhe të armatosur në sy të fëmijëve të tyre.

Cavendish po shërohej nga shtëpi në Essex nga lëndimet që pësoi në një aksident muajin e kaluar, njoftojnë mediat angleze, përcjell Demokracia.com.

Raportohet se katër persona hynë në shtëpinë e tij, ku gruaja e tij, Peta Todd dhe dy fëmijet ndodheshin brenda.

Policia tha se ata kërcënuan me thikë, përpara se të sulmonin heroin e Tour de France, Mark.

Personat e maskuar më pas u larguan me një valizhe të markës, Luis Vuitton dhe dy ora me vlerë të lartë.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua rëndë, por policia tha se familja ka mbetur e tronditur nga kjo situatë.

“Siç jam i sigurt që do ta kuptoni, ky incident e ka lënë familjen tonë jashtëzakonisht të shqetësuar – jo vetëm mua dhe Petën, por edhe fëmijët tanë, të cilët kishin frikë për jetën e tyre dhe tani po luftojnë me pasojat e mëvonshme”, tha Mark në një deklaratë. /Demokracia.com/

Të ngjashme