Sport
Sportistët kosovarë mbyllin garat në Lojërat Mesdhetare, rikthehen me gjashtë medalje
Demokracia
15:38 | 05 Korrik 2022

Share:

Sportistët kosovarë kanë mbyllur garat në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” me gjashtë medalje të fituara.

Notari kosovar, Alush Telaku garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70.

Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse./Demokracia.com/

Të ngjashme