Sport
Sporti shqiptar në zi, vdes ish-basketbollisti shqiptar
Demokracia
15:00 | 23 Gusht 2021

Share:

Basketbollisti i njohur shqiptar, Petraq Jorgoni ka vdekur ditën e sotme, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur Akademia Sportive Goga Basket, që i shpreh ngushëllime familjes, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell Demokracia.com

Jorgoni ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968, gjithashtu është aktivizuar edhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit.

Njoftimi i klubit Goga Basket:

Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni.

Taçi ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968 ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit. Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme