Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare basketbollisti gjerman, Ademola Okuladza dhe lajmin për këtë e kanw publikuar mediat gjermane.
Nuk dihet shkaku i vdekjes së basketbollistit i cili luajti 172 ndeshje për kombëtaren gjermane nga viti 1995 deri në 2007, por thuhet se Okuladža luftoi me kancerin për shumë vite, transmeton Demokracia.com.
Okuladza ishte një lojtar kyç gjatë ndeshjeve në kombëtaren gjermane, së bashku me Dirk Nowitzki dhe Patrick Femerling.
Ai mori pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 1995, si dhe në 1997, 1999 dhe 2001, ashtu si në Kampionatin Botëror të Indianapolis në vitin 2002, kur fitoi një medalje bronzi me Gjermaninë.
Në nivel klubi ka luajtur për Alba Berlin, Barcelona, Unicaja, Benetton, Pamesa, Khimki, si dhe Brose Basket. Në vitin 2010, ai njoftoi se do të tërhiqej nga basketbolli.
Pas një karriere si lojtar, ai ishte agjent i Denis Schroeder dhe Daniel Thais./Demokracia.com/
❗️Ademola #Okulaja stirbt mit 46 Jahren
Nach BIG-Informationen ist die deutsche Basketball-Legende Ademola Okulaja gestorben. Er absolvierte zwischen 1995 und 2007 insgesamt 172 Länderspiele für Deutschland und war jahrelang Kapitän. Die Todesursache ist nicht bekannt. pic.twitter.com/zLGYkpOs6d
— BIG – Basketball in Deutschland (@BIG_Deutschland) May 17, 2022