Sport
Sporti kosovar merr lajm të hidhur, vdes në moshë të re karateisti i njohur
Demokracia
22:01 | 09 Shkurt 2022

Share:

Sporti kosovar ka marrë një lajm të hidhur mbrëmjen e sotme.

Ka vdekur në moshë të re ish-karateisti, Sejdulla Veseli, dikur anëtar i klubit të karatesë Fituesi nga Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe trajneri i klubit Fituesi, Bajram Bajrami.

“Paska ndërruar jetë ish kampioni i KK Fituesit, Sejdulla Veseli, një nga nxënësit e gjeneratës së artë të klubit”.

“Ngushëllime Familjes dhe gjithë atyre që e njohën, Zoti na bashkoftë në xhehnet”, ka shkruar trajneri i KK Fituesi, Bajrami./Demokracia.com/

Të ngjashme