Sport
Sporti australian në zi, legjenda ndahet nga jeta në moshën 52 vjeç
Demokracia
17:30 | 04 Mars 2022

Share:

Legjenda australiane e kriketit dhe një nga lojtarët më të mirë të këtij sporti, Shane Warne, është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeç.

Përfaqësuesit e Warne kanë publikuar një deklaratë të shkurtër për shtyp në orët e para të mëngjesit të së shtunës (me orën e Australisë), se ai ka ndërruar jetë në Koh Samui, Tajlandë, nga një arrest kardiak i mundshëm.

“Shane është gjetur pa ndjenja në vilën e tij dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të shpëtojë”, lexohet në komunikatën për shtyp. Familja kërkon të mos shqetësohet në këtë kohë dhe do të japë detaje të tjera në kohën e duhur”.

Një lajm shkatërruar për kriketin dhe sportin australian që ka ardhur 24 orë pas vdekjes së një tjetër legjende e këtij sporti, Rod Marsh, i cili është ndarë nga jeta të premten.

I njohur nga të gjithë me pseudonimin Warnie dhe me miliona fansa në të gjithë globin, Warne konsiderohet nga shumë si lojtari më i madh i të gjitha kohërave I kriketit.

Karriera e tij ka zgjatur 15 vite dhe ai ka luajtur 708 ndeshje me kombëtaren e Australisë, më shumë se çdo lojtar tjetër australian, dhe i dyti i të gjitha kohërave mbrapa Muttiah Muralitharan.

Ai ka qenë pjesë e kombëtares së Australisë që ka fituar Kupën e Botës në 1999- ën. /Demokracia.com

Të ngjashme