Lajme
“S’po du me kuptu, Zajednica nuk kalon”: Shpërthen debati mes Matoshit e Gashit në Ohër
Demokracia
22:34 | 16 Mars 2023

Share:

Ndonëse në Ohër, që është qytet i paqes, nuk ka pajtuar dy analistët e Kanal 10. Më saktësisht, Halil Matoshi dhe Blerim Gashi, dy analistë të emisionit Politiko, nuk kanë arritur paqen mes vete as dy ditë para takimit të 18 marsit mes kryeminsitrit Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E gjitha filloi rreth Asocacionit.

“Nuk është vetëm simbolik, nuk është vetëm lojë fjalësh, por është reale atë që mendoj unë. Nuk jam pronar i të vërtetës absolute siç ka qef të tingëllojë nganjëherë zoti Matoshi. Zajednica nuk kalon” – tha shpejt e shpejt z. Blerim Gashi.

“Prandaj, kjo pyetje, flen edhe kjo mos ta quaj loja e fjalëve, këtu te ky detal e bën Asociacionin, e largon frikën që Asociaconi do të bëhet Zajednicë” – deklaroi tutje z. Gashi.

“Z. Gashi, e para, loja me fjalë nuk më pëlqen fare, se unë i referohem gjithmonë. Problemi është që Zajdenicë s’e kuptoj, nuk du me kuptu, është një krijesë në luftën për pushtet të zotit Kurtit” – deklaroi Matoshi, që ishte një kundërpërgjigje që nisi përplasjen e ashpër.

https://youtu.be/Xusxy_3qLWA

Të ngjashme