Spiunët nga SHBA dhe Britania e Madhe kanë zbuluar sulmin më të madh në një vend evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, pohon drejtori i agjencisë britanike MI6, Richard Moore.
“Ne kemi ekspozuar përpjekjet e Putinit për të paraqitur sulme të rreme për të justifikuar pushtimin e tij. Ky sulm është planifikuar për një kohë të gjatë, nuk është provokuar, është një rast agresioni brutal”, tha Moore, raporton Reuters.
Për muaj të tërë, ministrat amerikanë dhe britanikë, si dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore, kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën dhe paralajmërimet u intensifikuan këtë javë kur presidenti rus njohu dy republika në Ukrainën lindore, sipas agjencisë britanike të lajmeve, transmeton Demokracia.com.
“Shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike kanë zbuluar planet e Putinit për Ukrainën”, shtoi Moore, pa treguar se nga erdhën të dhënat.
Spiunët britanikë pretendojnë se Putini ka ndryshuar në vitet e mëparshme.
“Ai (Putini) ka kaluar përmes një ndryshimi. Ai është i izoluar, i këshilluar keq dhe ka përshtypjen se është i pagabueshëm, me një kombinim të rrezikshëm të zhgënjimit të lartë,” i tha BBC-së ish-anëtari i MI6, Alex Younger. /Demokracia.com/