Lajme
Spitali i Pejës: Mjeku që vdiq në vend të punës pësoi infarkt
Demokracia
18:39 | 07 Janar 2023

Share:

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për vdekjen e mjekut Dr. Reshat Emra, i cili sipas spitalit rajonal pësoi infarkt gjatë kohës sa po shërbente si kujdestar dite.

Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Spitalit të Pejës, shkruan Demokracia.com.

“Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për mediumin se ka filluar hetimet për vdekjen e mjekut të ndjerë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar Nikçi. /Demokracia.com/

Të ngjashme