Lajme
Spitali i Pejës, dyshime për dallavere në konkursin për infermierë
Demokracia
21:49 | 08 Janar 2024

Share:

7 aplikuan, por fatin për t’u pranuar e patën vetëm 5 kandidatë.

Rinesa Imeraj, Bleonesa Sylaj, Elona Myrta, Shpresa Nikçi dhe Besarber Qufaj janë infermierët që u punësuan së fundi nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Por, për pranimin e tyre, T7 mëson se janë adresuar disa ankesa në drejtim të këtij institucioni.

Madje, burimet i kanë thënë televizionit se kandidatët e pranuar kanë lidhje të afërta familjare me disa prej anëtarëve të bordit të këtij spitali.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e saj, Fazli Shala, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij.

Ngjashëm ndodhi edhe me anëtarët e komisionit vlerësues që nuk u deklaruan për këtë çështje.

Ndërkohë, as nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitare të cilët menaxhojnë këtë institucion, nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit.

Në anën tjetër, ankesa për mostransparencë në konkurset e këtij spitali kanë nga shoqëria civile.

KRONIKA E T7

Të ngjashme