Lajme
Spitali i Gjakovës me rezervuar të ri të oksigjenit
Demokracia
22:03 | 18 Janar 2021

Share:

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se Spitali i Gjakobës është bërë më rezervuar të oksigjenit.

Krasniqi tha se një nga sfidat më të mëdha të kësaj pandemie po zgjidhet.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se javën e ardhshme vazhdojnë edhe me Spitalin e Pejës e spitalet e tjera.

“Edhe Spitali i Gjakovës bëhet me rezervoar të oksigjenit Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie po zgjidhet. Pas Gjilanit, edhe Gjakova bëhet me rezervoar oksigjeni. Vazhdojme pastaj javën e ardhshme me Spitalin e Pejës, dhe keshtu me radhë për të gjitha spitalet e Kosovës. Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punen më të lehtë, e pacientët sigurinë maksimale”.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=791359758121201&id=100017415528003

Të ngjashme