Kuriozitete
Spitalet më të mira në botë për vitin 2024 – Kryeson SHBA me 4 spitale në 10 vendet e para
Demokracia
11:12 | 29 Shkurt 2024

Share:

Nuk ka shumë vendime më të rëndësishme sesa zgjedhja e spitalit të duhur për të marrë kujdesin e duhur për veten, ose një të dashur.

Për të ndihmuar në këtë pikë, “Newsweek” ka bashkëpunuar me “Statista” për renditjen e saj vjetore të spitaleve më të mira në botë, një klasifikim që ka nisur të publikohet që në mars 2019. Këtë vit, lista përfshin të dhëna për 2.400 spitale në 30 vende. Për herë të parë, Kili dhe Malajzia i janë shtuar renditjes, e cila përfshin gjithashtu SHBA-në, pjesën më të madhe të Europës Perëndimore dhe Skandinavinë, 10 vende aziatike, Australinë dhe vende të tjera në Amerikë.

Të dhënat janë të organizuara sipas kombit, por gjithashtu listojnë 250 spitalet më të mira në mbarë botën, 10 më të mirët prej të cilëve janë theksuar veçanërisht për përdorimin e tyre intrigues të inteligjencës artificiale për të çuar përpara zbulimet mjekësore.

Në dy vendet e para janë spitalet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht: ‘Mayo Clinic’ në Rochester, Minnesota dhe ‘Cleveland Clinic’ në Ohio. Më pas është Kanadaja me ‘Toronto General’ për t’ia lënë rradhën sërish spitaleve amerikane dhe më pas Gjermanisë, Suedisë, Francës, Izraelit dhe Zvicrës.

Rezultati i çdo spitali bazohet në një anketë në internet me më shumë se 85.000 ekspertë mjekësorë dhe të dhëna publike nga anketat e pacientëve pas shtrimit në spital mbi përvojën e tyre të përgjithshme. Rezultati gjithashtu merr në konsideratë matjet për gjëra të tilla si higjiena dhe raporti pacient/mjek, si dhe një anketë e Statista nëse spitalet përdorin Masat e Rezultateve të Raportuara nga Pacienti, PROM, të cilat janë pyetësorë të standardizuar të plotësuar nga pacientët për të vlerësuar përvojën dhe rezultatet e tyre.

Renditja e Newsweek-Statista ofron njohuri thelbësore për pacientët, familjet dhe drejtuesit e kujdesit shëndetësor që kërkojnë profile të një industrie që do të gjenerojë 4.24 trilionë dollarë në mbarë botën në vitin 2024.

Të ngjashme