Lajme
Spiropali poston foton me Zelenskyn duke vaditur lulet: Jemi me ju
Demokracia
21:28 | 26 Shkurt 2022

Share:

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Elisa Spiropali, ka publikuar në Twitter një foto me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Spiropali shfaqet me Zelenskyn duke ujitur lulet dhe shkruan se Shqipëria është me të dhe popullin e tij.

“Në gusht 2021 pata nderin të takoj Presidentin Zelenskyy në Samitin e Krimesë. Udhëheqës i vërtetë në paqe, udhëheqës i vërtetë në luftë. Sot ne, Shqipëria, qëndrojmë me Zelenskyn dhe të gjithë popullin e Ukrainës teksa luftojnë me guxim për çlirimin dhe të ardhmen e tyre” shkruan Spiropali.

Të ngjashme