Kuriozitete
SPIEGEL: Shkencëtarët krijojnë krijesë hibride nga njerëzit dhe majmunët
Demokracia
18:15 | 15 Prill 2021

Share:

Shkenca tashmë ka arritur të krijojë shumëçka. Së fundmi, gazeta e famshme gjermane ‘Der Spiegel’ ka shkruar për aktin e fundit të një ekipi të shkencëtarëve, i cili ka zgjuar shumë debat në komunitetin e shkencës.

Bëhet fjalë për një specie, e cila është krijuar në laborator, e bërë me qeliza njerëzore dhe një racë të majmunëve, duke marrë formën e një krijese unike në botë.

“Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka rritur një embrion me qeliza nga njerëz dhe majmuni Makaka. Akti pionier është spektakolar, por nga ana etike shumë i diskutueshëm: A do të ketë së shpejti kafshë me organe njerëzore?”, ka shtruar pyetjen Spiegel.

Të ngjashme