SpaceX ka nisur katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Spektatorët në “Space View Park në Titusville”, brohoritën ndërsa raketa Falcon u nis gjatë natës nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.
Fluturimi vjen vetëm dy ditë pasi SpaceX solli katër astronautë të tjerë në shtëpi dhe rrit numrin e njerëzve që kanë arritur hapësirën mbi 600, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Tre amerikanët dhe një gjerman duhet të arrijnë në stacionin hapësinor në më pak se 24 orë.
Kjo është nisja e katërt e ekuipazhit të SpaceX për NASA-n në vitin e fundit dhe fluturimi i pestë i pasagjerëve të kompanisë në përgjithësi.
Ekuipazhi i ri do të bashkohet me një amerikan dhe dy rusë në stacionin hapësinor.