Disa pilotë përqendrohen në fluturime të larta, por suksesi i Dario Costa në fluturimin e ulët e ka futur atë në Librin e Rekordeve Guinness.
Piloti italian, 41-vjeçar të shtunën manovroi me sukses një aeroplan garash të modifikuar në tunel përgjatë Autostradës Veriore Marmara në Turqi.
Në total, Costa vendosi pesë rekorde me bëmat e tij: tuneli më i gjatë i fluturuar me një aeroplan, fluturimi i parë i aeroplanit përmes një tuneli, fluturimi më i gjatë nën një pengesë të fortë, fluturimi i parë i aeroplanit përmes dy tuneleve dhe ngritja e parë e aeroplanit nga një tunel.
Vetëm i pari u njoh zyrtarisht me një certifikatë nga Guinness.
Atij i’u deshën më shumë se një vit për t’u përgatitur për fluturimin 43.44 sekonda.
Costa dhe mentori i tij, piloti hungarez Péter Besenyei, punuan së bashku me 40 anëtarë të ekipit në Red Bull për të realizuar fluturimin.
Sipas Guinness, distanca totale e mbuluar nga Costa ishte 2.26 km (1.4) milje. /Demokracia.com/