Janë mbyllur dy takimet e para çerekfinale të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi ka shënuar fitore 3:1 në kryendeshje kundër Liverpoolit në stadiumin “Alfredo di Stefano” në kryeqytetin spanjollë, Madrid, raporton Demokracia.com.
Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje të Los Blancos ishte Vinicius që shënoi dy gola. Talenti brazilian hapi sfidën pas 27 minutave, për të dyfishuar më pak Asensio nëntë minuta më vonë.
Liverpooli u zgjua nga gjumi në minutën e 51-të kur Salah ngushtoi shifrat në 2:1, mirëpo kjo ishte e tëra nga ta.
Braziliani shënoi golin e “nokautit” në minutën e 65-të për epilogun përfundimtar 3:1.
Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fushë në minutën e 81-të në vend të Jotas.
Në takimin tjetër të zhvilluar në “Etihad Stadium”, Manchester City ka arritur me mund të madh ta mposhtë Borussia Dortmundin.
2:1 ishte rezultati në ndeshjen e parë çerekfinale, me golin e fitores të shënuar në minutat shtesë.
Për Cityn realizoi herët në minutën e 19-të mesfushori belg, Kevin de Bruyne, derisa për “Milionerët” barazoi pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Reus.
Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të përfundonte në “paqe”, doli në skenë Phil Foden që riktheu Cityn në epërsi në minutën e 91-të duke mos lejuar befasi./Demokracia.com