Lajme
Spektakli i fishekzjarrëve në Londër, një homazh për mbretëreshën dhe mesazh për Ukrainën
Demokracia
08:22 | 01 Janar 2023

Share:

Një homazh për mbretëreshën e ndjerë dhe një shfaqje në mbështetje për Ukrainën ishin dy mesazhet e fishekzjarrëve të natës së ndërrimit të viteve në Londër, pasi 100 mijë njerëz ishin mbledhur për ta pritur vitin 2023.

Rreth 12 mijë fishekzjarrë shpërthyen në qiell, në shfaqjen me temë “Dashuria dhe uniteti”. Në fillim të ekranit shkruhej “2023, me dashuri nga Londra”.

Gjatë homazhit për mbretëreshën Elizabeth u dëgjua një regjistrim me zërin e saj që u pasua nga një fjalë e Dame Judi Dench.

Të ngjashme