Servette ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Zurichut, por shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit elitar zviceran.
Servette triumfoi në udhëtim 1:2 me njërin nga golat e shënuar nga mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Kastriot Imeri.
Ky i fundit realizoi golin e dytë në 20 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.
Nikoqirëve iu doli “gjumi” në pesë minutat e fundit kur e ngushtuan avantazhin me golin e Schonbachler dhe asistimin nga lojtari i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli.
GOLI I IMERIT
ASISTIMI I KOLOLLIT