Sport
Spektakël në sfidën Arsenal – Leeds, plot gjashtë gola të shënuar
Demokracia
19:27 | 14 Shkurt 2021

Share:

Arsenali ka shënuar fitore në sfidën e javës së 24-të në Premierligë duke e mposhtur Leedsin me rezultat 4:2, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja ishte spektakolare derisa ajo u mbyll qysh në pjesën e parë kur “topçinjtë” shënuar plot katër gola 4:0.

Në pjesën e dytë mysafirët u munduan të rikthehen në lojë por pavarësisht dy golave të shënuara, ata nuk mundën të bëjnë asgjë më shumë veçse të pajtohen me humbje.

Granit Xhaka edhe në këtë takim pati paraqitje spektakolare dhe përkundër që nuk arriti të shënojë, ai bëri një asist dhe një lojë shumë të bukur.

Aubameyang shënoi tre gola për Arsenalin ndërsa  një tjetër Bellerin. Për skuadrën e Leedsin realizuan Strujik e Costa.

Arsenal me këto tri pikë ngjitet në vendin e 10-të me 34 pikë dhe ende mbetet bukur larg zonës së Championsit. /Demokracia.com

Të ngjashme