Sport
Spektakël në “Olimpico”, Lazio i shkakton Interit humbjen e parë në kampionat
Demokracia
22:49 | 26 Gusht 2022

Share:

Lazio ka fituar derbin e Italisë pasi e ka mposhtur Interin në Olimpico në një atosferë fantastike, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së tretë derisa kjo është hujbja e parë për zikaltirt e Inzaghit.

Ka qenë Felipe Anderson ai që ka shënuar për të kaltrit në fund të pjesës së parë, duke çuar ekipin roman në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë Interi u duk mjaft i karikuar pasi në minutën e 51-të të takimit Lautaro Martinez do të barazonte shifrat.

Kur u duk sikur Interi do e kishte më të lehtë takimin, Lazio suprprizon dhe kalon sërish në avantazh në minutën e 75-të me Luis Alberton, i cili me një të djathtë nga jashtë zone shokon Handanoviçin.

Ndërkohë që në minutën e 86-të të takimit Pedro do të nxirrte nga “sirtari” një veprim spektakola brenda zonës zikaltër duke shënuar dhe golin e tretë për Lazxion.

Sa i përket dy futbollisteve kuqezinj këtë ndeshje Asllani nuk luajti asnjë minutë për zikaltrit, ndërkohë që Hysaj u aktivizua në minutën e 71-të të takimit.

Pas kësaj ndeshjeje Lazio është ngjitur në krye të Serie A. /Demokracia.com

Të ngjashme