Sport
Spektakël i garantuar: Premier League vjen sot me dy ndeshje të zjarrta
Demokracia
11:12 | 28 Gusht 2021

Share:

Java e tretë e Premier Ligës angleze, rezervon përballje spektakolare.

Supersfida mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, është ajo që do të ngrejë siparin në orën 13:30 për të kulmuar me duelin mes Liverpoolit dhe Chelseat që do të zhvillohet në orën 18:30.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë te dueli i orës 18:30, mes Liverpoolit dhe Chelseat. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i Liverpulit, Jurgen Kloop vlerësoi maksimalisht kundërshtarin gjithashtu dhe blerjen e fundit të “Bluve” të Londrës, Romelu Lukaku.

Norwichi i Milot Rashicës sot para tifozëve të vetë luan me Leicesterin, ku cilësohet  një tjetër përballje e vështirë pas atyre që kishte me Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme në Premier League: /Demokracia.com

Të ngjashme