Kryendeshja e javës së 21-të në elitën e futbollit anglez zhvillohet sot në Londër ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit.
Dy rivalët për titull të kampionit në Premierligë do të përplasen në “Stamford Bridge” për tri pikët që i lë në hap me Manchester Cityn për kreun e tabelës, shkruan Demokracia.com.
Chelsea ka 42 pikë në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli ka një pikë më pak në pozitën e tretë.
Për shkak të shkëputjes të cilën e ka nisur City në vendin e parë, fitorja është detyrim për dy skuadrat.
Pak para përballjes, Liverpooli njoftoi se Alisson, Firmino dhe Matip janë infektuar me COVID-19, gjë që do të mungojnë në këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit në Londër nis nga ora 17:30.
Formacionet zyrtare:
CHELSEA: Mendy, Chalobah, Thiago Silva, Rudiger, Kante, Kovaqiq, Alonso, Mount, Havertz, Pulisiq.
LIVERPOOL: Kelleher, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimkas, Fabinho, Henderson, Milner, Mane, Salah, Jota. /Demokracia.com/