Lajme
Specialja shtyn seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së pa dhënë asnjë sqarim
Demokracia
10:33 | 10 Shkurt 2021

Share:

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka shtyrë seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ditë më parë në kalendarin e tyre kishte vendosur datën 11 shkurt, ditën kur do të mbahej seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, raporton Demokracia.com.

Mirëpo, kjo datë është shtyrë për 16 shkurt dhe nuk është dhënë asnjë sqarim shtesë se përse është shtyrë seanca.

 

Ndaj këtij vendimi të Speciales ka reaguar ish-këshilltari i presidenti Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Behramaj ka thënë se se ky vendim i Speciales nuk ishte aspak risi në sjelljen e kësa gjykate ndaj themeluesve të UÇK-së dhe shtetit të kosovës, raporton më tutje Demokracia.com.

Sipas Behramajt, kjo shtyrje e seancës lidhet me zgjedhjet në Kosovë të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe siç ka thënë ai, Specialja duke iu frikësuar ndikimit të tyre te qytetarët edhe e ka shtyrë seancën.

“Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë. Kjo është dëshmi tjetër që largimi i tyre nga skena politike në emër të drejtësisë ishte dhe mbetet tërësisht i sinkronizuar”, ka shkruar ndër të tjerash Behramaj.

Reagimi i plotë i Behramajt, pa ndërhyrje:

Që nga njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dorëzimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, një praktikë e paprecedent në drejtësinë ndërkombëtare, deri në vendimin e tashëm për shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjykatës Speciale, nga 11 shkurti në 16 shkurt, duket se nuk ka asnjë rastësi në sjelljen e kësaj gjykate me themeluesit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë.

Kjo është dëshmi tjetër që largimi i tyre nga skena politike në emër të drejtësisë ishte dhe mbetet tërësisht i sinkronizuar.

Megjithatë, të drejtën e votimit nuk ua kanë mohuar dhe votat e tyre kanë arritur nga Haga në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Hashim Thaçi e Kadri Veseli dihet kënd e kanë votuar dhe dihet se kënd do të dëshironin që ta votonit edhe ju. ? . /Demorkacia.com/

Që nga njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dorëzimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,…

Posted by Adil Behramaj on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

Të ngjashme