Lajme
Specialja nuk ua dha dokumentet, OVL e UÇK-së del në konferencë për media
Demokracia
11:09 | 24 Mars 2021

Share:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajë konferencë për medie, pasi që Prokuroria Speciale në Hagë nuk ua ka kthyer dokumentet, të cilat i ka marr me 25 shtator të vitit të kaluar, e që është paralajmëruar të kthehen mëngjesin e sotëm.

Avokati i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi ka njoftuar se EULEX-i nuk i ka dorëzuar pajisjet e konfiskuara me rastin e arrestimit të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj, OVL e UÇK-së ka njoftuar se do të mbajë konferencë për medie ditën e sotme nga ora 12:00.

“Ju njoftojmë se sot me datë 24.03.2021 në ora 12, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për gazetarë. Jeni të mirëseardhur”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku ka njoftuar se zyrtarët e Prokurorisë Speciale sot do të kthejnë materialin e konfiskuar gjatë bastisjes në selinë qendrore të OVL- UÇK.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku në Facebook./Demokracia.com/

Të ngjashme