Lajme
Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës, sheh rrezik që ai të arratiset
Demokracia
11:16 | 26 Janar 2021

Share:

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, duke konsideruar se sheh rrezik që të arratiset.

Guillou ka paraqitur edhe renditur argumentet e tij për vendimin për mbajtjen e Mustafës në paraburgim, ndërsa në konkluzionin e vendimit thuhet: “Për arsyet e lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: URDHRON vazhdimin e ndalimit të z. Mustafa”.

Guillou ka konstatuar se nuk ka asgjë të re për t’i ndryshuar pretendimet e Prokurorisë lidhur me rreziqet për arratisjen e Salih Mustafës, ndërhyrjes në dëshmitarë dhe mundësinë e kryerjes së ndonjë krimi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk ka asnjë informacion ose zhvillim ndërhyrës në procedurat aktuale që minojnë përcaktimin se ekzistojnë artikuj baza për të besuar se të tre rreziqet e parashikuara në nenin 41 (6) (b) (i) – (iii) të ligjit vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në përfundimet e vendimit.

Mustafa kishte paraqitur kishte ofruar disa kushte për t’u liruar, por ato për Gjykatën Speciale janë të pamjaftueshme.

“Çdo siguri që z. Mustafa mund të japë do të ishte e pamjaftueshme për t’u garantuar pajtueshmërinë me ndonjë kusht ose kapërcimin e rreziqeve konkrete të lirimit. Në të tilla rrethanat, lirimi, me ose pa kushte, nuk duhet të jepet”, thuhet në vendim.

Theksojmë se më 24 shtator 2020, Salih Mustafa ishte arrestuar me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgim në Hagë me akuzua nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Demokracia.com/

Të ngjashme