Lajme
Specialja: Dëshmitari i 73-të dëshmon në seancë të hapur të hënën
Demokracia
19:00 | 21 Qershor 2024

Share:

Dëshmitari i 73-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), s’do të ketë masa mbrojtëse teksa dëshmia e tij do të zgjasë dy ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Albanian Post zëdhënësi i DhSK-së, Christopher Bennett.

“Dëshmitari i së hënës nuk do të ketë masa mbrojtëse, kështu që dëshmia e cila ka gjasa të zgjasë dy ditë, duhet të jetë publike”, ka thënë Bennnett për AP.

Më 20 qershor, Griep ka njoftuar se trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes për apelimin e vendimit për pranimin e disa deklaratave me shkrim të disa dëshmitarëve në çështjen gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 72 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura.

Të ngjashme