Sport
Spartaku i Moskës “arrë e fortë” për Napolin, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat
Demokracia
17:19 | 24 Nëntor 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në duelin e Grupit C në Ligën e Evropës ndërmjet Spartak Moskës dhe Napolit.

Skuadra ruse po avancon 2-0 kundër italianëve në 45 minutat e para të lojës në Moskë, shkruan Demokracia.com.

Ishte vetëm minuta e tretë kur rusët kaluan në avantazh përmes 11-metërshit të penalltisë me autor, Sobolev.

I njëjti, “tundi” rrjetën e Napolit 25 minuta më vonë për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll fraksioni i parë.

Për Napolin këtë duel nuk ka startuar mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Futbollisti “dardan” është në stol, ndërsa mund të inkuadrohet në pjesën e dytë.

Në rast se takimi mbyllet me këtë rezultat, Napoli do të binte në vendin e dytë me shtatë pikë, kurse Spartaku do të ngjitej në të parin me pikë të njëjta, por me goldallim më të mirë. /Demokracia.com

Të ngjashme