Spartaku i Moskës e ka shënuar edhe fitoren e dytë kundër Napolit në kuadër të Grupit C në Ligën e Evropës.
Pas fitores 2-3 në “Diego Armando Maradona”, Spartaku ka fituar 2-1 edhe në Rusi, shkruan Demokracia.com.
Po rrjedhte vetëm minuta e tretë kur vendasit kaluan në avantazh me golin e Sobolev nga pika e bardhë e penalltisë.
I njëjti 25 minuta më vonë ngriti epërsinë e nikoqirëve në 2-0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pjesën e dytë më mirë e nisën napolitanët që ngushtuan rezultatin në minutën e 64-të me Elmas, por kjo ishte e tëra që ata treguan në fushë.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmanin e nisi takimin nga stoli për Napolin, megjithatë u inkuadruar në minutën e 80-të të takimit.
Napoli me këtë disfatë bie në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka Spartak Moska, por rusët kanë goldallim më të mirë se kanë marrë lidershipin e grupit. /Demokracia.com