Sport
Spanjë – Kosovë: Dominim absolut i “Furisë së Kuqe” përballë mysafirëve nga Kosova
Demokracia
22:49 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.

Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.

Olmo (’34), Torres (’36) dhe Moreno (’75) i shënuan golat për “Furinë e Kuqe” sonte.

Ndërkaq, për Kosovën realizoi mesfushori Besar Halimi (’70) i cili shënoi gol spektakolar.

Tashmë janë publikuar edhe statistikat e kësaj ndeshje.

Spanjollët e kishin posedimin me 75 përqind, derisa ata bën edhe 25 tentime për gol.

Kurse, Kosova kishte vetëm tri tentime për gol vetëm njëra prej tyre ishte në drejtim të portës – goli i Besar Halimit. /Demokracia.com

Të ngjashme