Sport
Spanja mbërrin në Kosovë, postojnë foto nga Prishtina
Demokracia
15:03 | 07 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Spanjës tashmë ka mbërritur në Prishtinë dhe është akomoduar në hotelin Swis Diamond në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Iberikët kanë aterruar në aeroportin “Adem Jashari” nga ku edhe kanë postuar disa foto, derisa sot nga ora 19:00 zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” ku do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës.

Përballja Kosova – Spanja luhet nesër nga ora 20:45 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror “Katar 2022”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme