Sport
Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Kosovën
Demokracia
12:17 | 26 Gusht 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Furia e Kuqe” në shtator ka në program tri përballje, përshirë edhe atë me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Në mesin e 24 futbollistëve të ftuar, nuk figuron asnjë prej tyre nga klubi i Real Madridit.

Kjo nuk është hera e parë që Enrique nuk fton asnjë lojtarë të “mbretërve”, ngase edhe në Kampionatin Evropian “Euro2020” ai udhëtoi pa asnjë lojtarë të “mbretërve”.

Kosova dhe Spanja do të përballen më 8 shtator në Prishtinë.

LISTA E PLOTË:

Portierë: Simon, De Gea, Sanchez

Mbrojtës: Alba, Gaya, Azpliciueta, Llorente, Garcia, Laporte, Martinez, Albiol

Mesfushorë: Busuqets, Rodri, Koke, Merino, Soler, Mendez, Fornals, Sarabia,

Sulmues: Torres, Traore, Morata, Moreno, Ruiz. /Demokracia.com

Të ngjashme