Spanja dhe Kosova do ta luajnë ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” në grupin B për këtë muaj.
Në Sevilla, Spanja është nikoqire e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Pas fitores së djeshme ndaj Gjeorgjisë, Federata e Futbollit e Spanjës ka bërë me dije se “Furia e Kuqe” është nisur drejt Sevillës.
Por, federata në fjalë ka hezituar ta përmend emrin e Kosovës, duke vazhduar kështu me injorimin kontravers.
“Pas arritjes së tre pikëve në ndeshjen e mbrëmshme, ekspedita spanjolle është e gatshme të fluturojë në Sevilje dhe luani raundin e fundit të kësaj nisjeje të parë në rrugën drejt kupës së botës, ‘Katari 2022″, thuhet në njoftim. /Demokracia.com
✈️ ¡¡VOLVEMOS A ESPAÑA!!
🌍 Tras lograr los tres puntos en el partido de anoche, la expedición española ya está lista para volar a Sevilla con @Iberia y disputar la última cita de esta concentración camino del Mundial de #Catar2022.#SomosEspaña #SomosFederación pic.twitter.com/DQvm5mjLM4
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) March 29, 2021