Pas plot 28 vjetëve Spanja pëson humbje në një ndeshje eliminatore për Kampionatin Botëror.
Spanja herën e fundit që u mposht ne eliminatore ishte ajo e vitit 1993 kur u mund nga Danimarka me rezultat 1:0.
Deri të enjten, ajo humbje e Spanjës ishte e fundit në eliminatoret e një Botërori, periudha nga e cila kishin kaluar 28 vite e gjysmë, por edhe çmenduari e 66 takimeve në të cilat iberikasit nuk kishin dalë asnjëherë kokë ulur nga fusha e lojës.
Por mesa duket toka nordike është e mallkuar për Spanjën, duke qenë se magjinë e kësaj serie të pafundme e prishën Luis Enrique dhe lojtarët që ai drejton. “Furitë e kuqe” u mundën nga Suedia me rezultatin 2-1 dhe tani papritur ringjallin fantazmat e vitit të largët 1974 kur nuk u kualifikua në botëror.
Kundër Suedisë, të kuqtë humbën jo vetëm vendin e parë të grupit, por akoma më keq se kaq i dhanë një dopio bonus suediezëve të cilët nëse arrijnë ta ruajnë këtë epërsi kualifikohen direkt në Botëror.
Pra “Furitë e kuqe” edhe nëse t’i fitojnë të gjitha takimet e mbetura deri në fund, por të njëjtën gjë bën edhe Suedia, madje duke pasur edhe luksin që të bëjnë një barazim rrugës, atëherë biletën direkte për në Botërorin e dimrit të vitit tjetër do ta kenë nordikët, ndërsa Spanja do të luajë një fazë “play off” shumë të rrezikshme, ku nga 12 skuadra në garë (10 nga vendet e dyta dhe 2 nga Liga e Kombeve), vetëm dy prej tyre do t’i bashkohen 10 të parave të grupeve të kontinentit europian në Katar.
Dy ndeshjet e ardhshme, ato kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës do të jenë jetike për Spanjën, pasi nevojiten me çdo kusht për të vazhduar së shpresuari, përndryshe një tjetër hap fals jo vetëm që mund të anulonte edhe mundësinë e “play off”-eve, por do të përjetohej një tjetër verë e varfër dhe nervoze si ajo e vitit 1974, hera e fundit kur Spanja nuk arriti që të jetë protagoniste në një Botëror. /Demokracia.com