Sport
Spanja në këtë mënyrë po përgatitet për ndeshjen kundër Kosovës
Demokracia
09:57 | 30 Mars 2021

Share:

Spanja e Kosova do të ballafaqohen nesër ndërmjet vete në një sfidë që luhet në Sevilla në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, transmeton Demokracia.com.

Spanja edhe pse llogaritet superfuqi, ndeshjen me Kosovën e ka marrë shumë seriozisht dhe nuk dëshiron t’i lë rastit asgjë.

Ish-kampionët e Botës këto eliminatore nuk i nisen edhe aq mirë pasi fillimisht barazuan me Greqinë e pastaj fituan me shumë vështirësi ndaj Gjeorgjisë, kështu që nesër prite të japin maksimumin.

Kjo vërehet edhe në stërvitjet që po i bëjnë para kësaj ndeshjeje ku shihet një seriozitet shumë i madh. /Demokracia.com

Të ngjashme