Kuriozitete
Spanja mund të ndalojë shitjen e kafshëve shtëpiake në dyqane
Demokracia
14:33 | 19 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Spanja planifikon të ndalojë shitjen e kafshëve shtëpiake në dyqane dhe të shndërrojë kopshtet zoologjike në qendra të rimëkëmbjes së kafshëve të egra dhe të vendosë dënime me burg për abuzuesit.

Qeveria tha të premten se projektligji, pasi të kalohet nga Kuvendi do të ndalojë kafshët e egra në cirk dhe vrasjen e kafshëve shtëpiake.

Sipas legjislacionit të propozuar, një pronar që dhunon kafshën e tij do të përballet me 18 muaj burg dhe nëse kafsha vdes do të dënohet me 24 muaj burg.

Dyqanet nuk do të jenë më në gjendje të tregtojnë apo ekspozojnë kafshë shtëpiake, të cilat do të shiten vetëm nëpërmjet mbarështuesve të aprovuar, shkruan euronews.al.

Shoqata e kopshteve zoologjike Iberike, e cila mbulon 48 nga kopshtet zoologjike dhe akuariumet më të mëdha në Spanjë dhe Portugali, tha se i vinte keq që zyrtarët qeveritarë nuk u konsultuan me kopshtet zoologjike gjatë hartimit të projektligjit.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024